Përdori këngën e ‘ikonës së muzikës’, Nicki Minaj detyrohet t’i paguajë 450 mijë dollarë këngëtares

Share

Nicki Minaj do t’i paguaj plot 450 mijë dollarë këngëtares Tracy Chapman, që beteja ligjore mes tyre mos të vijojë më tej. Sipas dokumenteve të marra nga gjykata në Kaliforni, Tracy ka pranuar ofertën e gjykimit të Minaj për çështjen e tyre për ‘shkeljen e të drejtave të autorit’.

Nicki ka ofruar 450 mijë dollarë për Tracy-n dhe kjo e fundit i ka pranuar. Si rezultat ato të dyja nuk do të vazhdojnë me gjyqin që ishte caktuar përgjatë këtij viti.

“Jam e lumtur që kjo çështje u zgjidh, gjë që konfirmon se të drejtat e artistëve mbrohen me ligj dhe se duhet të respektohen nga artistët e tjerë. Nicki më kërkoi shumë herë që të përdorte këngën time, por unë me shumë mirësjellje ju përgjigja: jo. Siç duket, zonja Minaj zgjodhi të mos më dëgjonte dhe përdori kompozimin tim pavarësisht përgjigjes sime”, është shprehur Tracy.

Nga ana tjetër vetë Nicki Minaj nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë çështje. Kujtojmë se për sa i përket jetës private, më 30 shtator reperja solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë, si fryt i dashurisë me Kenneth Petty.

480e263525c0a3761353a63870614a3a 600x400 1
Tracy Chapman attending the 35th Kennedy Center Honors at Kennedy Center in Washington, D.C. on December 2, 2012 (Photo by Walter McBride/Corbis via Getty Images)
NEW YORK, NY – SEPTEMBER 11: Rapper Nicki Minaj attends the Oscar De La Renta front Row during New York Fashion Week: The Shows at Spring Studios Terrace on September 11, 2018 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images for NYFW: The Shows)
Walter McBride/Corbis via Getty; Dimitrios Kambouris/Getty


Share

Komente