January 23, 2022

Përdorues i lëndëve narkotike, gjendet i vdekur në banesë 39 vjeçari

Shpërndaje lajmin

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Maliq, ku një 39 vjeçar me incialet A.L është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Sipas detajeve të bëra me dije nga njoftimi zyrtar i policisë, viktima nuk ka shenja dhune në trup.

Deri më tani dihet se 39 vjeçari ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe mendohet që vdekja të ketë ardhur si pasojë e përdorimit në masë të tyre.

Njoftimi i Plotë nga Policia:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2021, rreth orës 17:55, në fshatin Libonik, Maliq, në banesën e tij ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. L., rreth 39 vjeç, i cili nga të dhënat e para njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. / /

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *