Perëndimi presion diplomatik ndaj Serbisë, shkak qëndrimi pro-rus

Shpërndaje lajmin

Pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi, në Beograd ka nisur presioni diplomatik për luftën në Ukrainë dhe qëndrimin e tij pro Rusisë.
Diplomatë të ndryshëm nga kryeqytetet europiane shprehen se Serbia duhet të zgjedhë se cilin drejtim duhet të ndjekë dhe se shteti ballkanik nuk mund të merrte një mesazh më të qartë nga vendi më me ndikim në Bashkimin Europian, Gjermania.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se çështja e anëtarësimit të Serbisë në NATO është për politikën e jashtme të BE-së dhe sanksionet përkatëse.
“Nëse dëshironi të bëheni anëtar i BE-së dhe kjo është ajo që dëshiron Serbia, është një çështje qendrore të mbështesni politikën e jashtme të BE-së dhe sanksionet përkatëse në këto momente”, tha Annalena Baerbock.
Qëndrimi i ministres së Jashtme gjermane është mesazhi i parë i dërguar Beogradit se si ai duhet të veprojë kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë.
Vota pro në Kombet e Bashkuara për të dënuar agresionin rus, duke përjashtuar Moskën nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, duket se nuk e ndihmoi mjaftueshëm Serbinë për të ulur presionin që vjen nga Bashkimi Europian.
Sipas qendrës për politikë të jashtme, Suzana Grubjesic tha se nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë do të thotë se janë me Gjermaninë, por nëse ata nuk vendosin do të thotë se janë kundër tyre.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia që nga fillimi i luftës është ekspozuar ndaj presioneve dhe kërcënimeve të mëdha me sanksione, tërheqje të investitorëve dhe ndalim të integrimeve evropiane.
Disa analistë besojnë se Serbia nuk do të jetë në gjendje të mbrohet nga këto presione dhe se do të duhet të vendosë një lloj sanksioni ndaj Moskës.
Sipas ekspertes së politikës së jashtme, Nemanja Sitplija tha se Gjermania dhe Franca po presin që Serbia të ndryshojë politikën e saj të jashtme.
“Besoj se BE-ja dhe në radhë të parë shtetet e mëdha anëtare, si Gjermania dhe Franca, presin që Serbia të ndryshojë politikën e saj të jashtme, nuk ka pse ta bëjë, të jemi realist, ky është vullneti i Serbisë, por besoj se këto presione do bëhen më serioze”, tha Sitplija.
Edhe pse për momentin duket se Serbisë nuk i intereson sundimi i ligjit, dhe as marrëdhënia me Prishtinën por rëndësi ka vetëm raporti me Moskën, analistët mendojnë se presioni i fortë mbi Beogradin ende nuk ka nisur.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Sanksionet ndaj Rusisë kanë dëmtuar Europën dhe SHBA-të, thotë Putin
Këshilltari i Zelenskit: Ushtarët ukrainas nuk janë dorëzuar në Mariupol

Leave a Reply

Your email address will not be published.