Përfaqësues të LAPSH «Naim Frashëri» u pritën nga përfaqësues të MPJD-së

Share

Më 19.07.21 në Prishtinë u zhvillua një takim pune, në të cilën morën pjesë përfaqësues të LAPSH «Naim Frashëri» nga Zvicra, z. Nexhat Maloku, kryetar, z. Merita Azemi, sekretare, z. Gafur Asani, arkëtar dhe mësuesja Nexhmije Mehmetaj, të cilët u pritën nga përfaqësuesit e MPJD, z. Maliqe Hashani, z. Ymer Avdiu, z. Muhamt Idrizi, z. Barbana Sekiraça-Dobra dhe z. Anel Bajra.

Në këtë takim pune u diskutuan çështje të ndryshme që kishin të bëjnë me përfundimin e vitit shkollor, përgatitjet për vitin e ardhshëm shkollor si dhe aspekte të institucionalizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

Përfaqësuesit e LAPSH-së paraqitën punën e bërë gjatë kësaj periudhe të vështirë shkaku i pandemisë si dhe shtruan kërkesat për një organizim institucional të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

Përfaqësuesit e MPJD-së shprehën mirënjohjen për punën e vazhdueshme që po bëjnë mësueset e mësuesit e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër dhe shprehën përkushtimin e MPJD-së për të mbështetur këtë çështje shumë të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Zvicër.

Takimi u mbyll me zotimin për intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen për një organizim më të suksesshëm të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

Komento

Recent Posts

  • Bota
  • gjuric
  • konflikti Kosove-Serbi
  • Kosovë
  • lajme
  • raportuesja per kosoven
  • vucic

“Ti je dashnore e Kurtit!”, Miku i Vuçiç fyen rëndë raportuesen kosovare në PE: Ai është i mirë edhe kur vret

4 mins ago
  • a1Instant
  • crregullime te ngreni
  • mediat sociale
  • ushqim

A çojnë mediat sociale në çrregullime të të ngrënit?

1 hour ago