Performancë nga ‘Zoom’ ose regjistrim pa ndërhyrë në këngë, ja ndryshimet e Eurovision 2021

Share

Eurovision 2021 pritet të mbahet në Rotterdam, Holandë. Që nga shtatori i vitit 2020, ekipi që qëndron pas Eurovision ka vlerësuar mundësitë per konkursin e këtij viti. Sidoqoftë, tani është konfirmuar që Eurovision 2021 do të transmetohet më 22 maj.

Organizatorët kanë shpjeguar në faqen e tyre të internetit se biletat për shfaqjen e 2020-ës do të jenë akoma të vlefshme këtë vit. Gjithsesi, mbetet ende e paqartë nëse do të ketë audiencë live, në përputhje me kufizimet e Covid-19.

Organizatorët, në një intervistë për BBC, përmendën disa nga ndryshimet që do bëhen.

Ata u shprehën:

“Nëse njëri prej konkurrentëve nuk mund të paraqitet për arsye që lidhen me Covid-19, ata mund të dërgojnë një version të regjistruar të performancës së tyre.”

Pra, disa këngëtarë mund të mos performojnë drejtpërdrejt, çka është dhe një nga cilësitë karakteristike të Eurovizionit.

Kjo mund të duket pak e padrejtë pasi të këndosh live është shumë më e vështirë, por organizatorët kanë theksuar se ka udhëzime të rrepta që artistët duhet të ndjekin, të cilat përfshijnë se “regjistrimi të bëhet në kohë reale (siç do të ishte në konkurs) pa bërë asnjë redaktim në vokal ose ndonjë pjesë të vetë performancës pas regjistrimit.

Gjithashtu, nëse këngëtarët e disa vendeve s’mund të udhëtojnë, ata mund ta bëjnë performancën nga Zoom.


Share

Komente