Përfshihet nga flakët një punishte druri në Pogradec
Një punishte druri është përfshirë nga flakët në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Sektori për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) në Pogradec ka marrë njoftimin për zjarrin në orën 03:00.
Grupi i shërbimit ka shkuar në vendngjarje dhe është bërë e mundur shuarja e flakëve.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Zjarrfiksja ka mundur të shpëtojë objektet që kanë qenë përreth, ndërkohë që shkaku ende nuk dihet dhe policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
LEXONI GJITHASHTU
Tregonte gas të kontrabanduar dhe fshehte të ardhurat, arrestohet 21-vjeçari
25 doza me kanabis gati për shitje, pranga 33-vjeçarit në Fier
U arrestua për abuzimin 1.2 mln euro, shtrohet në spital Arlind Gjokutaj