Përfundojnë pjesët e para/ Roma “çmonton” Parmën, Interi befasohet në sekondat e fundit

Share

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të javës së 8 të Serisë A. Roma ka shkatërruar Parmën, duke triumfuar në “Olimpico” me rezultatin e thellë 3-0. Kryeqytetasit zhbllokuan rezultatin në minutën e 28 me Borja Majoral. Asist magjik erdhi nga Spinacola. Sulmuesi kuptoi idenë dhe pasi depërtoi me diagonal. Mposhti portierin e Parmës.

Në minutën e 32, Mkitarian realizoi golin e dytë. Një eurogol që shkundi rrjetën, duke goditur silurë fluturimthi, ndërsa 8 minuta më vonë, ishte sërish armeni që vulosi shifrat përfundimtare në 3-0.

Interi është surprizuar në fund, teksa Torino realizoi në minutën e 47 me Simone Zaza, duke e çuar ekipin “Granata” në dhomat e zhveshjes, me një fitore, me mjaft vlerë.


Share

Komente