Përfundon ‘Love Story’, Saimiri bëri zgjedhjen e tij por nuk pati pasion

Share

Në natën finale të Love Story, moderatorja Alketa Vejsiu u shpreh se Saimiri sonte ka tre mundësi zgjedhjeje:

“Opsionet e kësaj finalje janë: Saimiri zgjedh Merin, Saimiri zgjedh Generdën ose Saimiri nuk zgjedh asnjë nga vajzat!”, theksoi ajo.

Më tej Alketa u shpreh se ceremonia e trëndafilave do të zhvillohet ndryshe teksa vajzat do të jenë në dhoma të veçura dhe do të përballen me eliminimin ose fitoren në skenë, një nga një.

Për takim të fundit në spektakël Saimiri dhe Meri shijuan një fundjavë në Romë.

Dyshja kanë bërë xhiro në rrugët kryesore të kryeqytetit italian, ku nuk kanë munguar puthjet e përqafimet.

Madje teksa ndodheshin me pamje nga Colosseo, Saimiri i tha Merit se ajo e ka fituar betejën deri tani.

Për Generdën 33-vjeçari kishte zgjedhur qytetin e Stambollit, duke qenë se ajo nuk e kishte vizituar kurrë.

Generda ishte një prej dy vajzave që arriti të shkonte në finalen e madhe të spektaklit “Love Story” në Televizionin Klan, por në fund zgjedhja e Saimirit nuk ishte ajo, por Meri.

E teksa i dha lajmin, Saimiri iu drejtua Generdës me këto fjalë:

“Dua të të falenderoj për kohën, përkushtimin, ndjenjat dhe dashurinë që më ke dhuruar në këtë rrugëtim. Ky është një moment që unë e urrej, por nuk dua të të lëndoj dhe dua të jem i sinqertë me ty. Zemra ime ka marrë një tjetër drejtim, prandaj më vjen shumë keq, por ti nuk je e zgjedhura ime”.

Ishte Meri e zgjedhura e Saimirit, protagonistit të kësaj romance, e cila ka pasur disa takime romantike me 33-vjeçarin, ku nuk kanë munguar fjalët e dashurisë dhe puthjet plot pasion. E teksa i komunikonte zgjedhjen e tij, Saimiri i drejtohet Merit me këto fjalë:

“Ti do të vazhdosh modelingun dhe unë mendoj të krijoj një familje. Ti e sheh jetesën në Shqipëri kurse unë në Gjermani. Sigurisht që ti pyet veten përse po t’i them këto fjalë dhe përgjigja është që ti je e zgjedhura ime”, u shpreh Saimiri. Më pas çifti u përqafua, por nuk u puthën dhe në publik ra në sy fakti se pasioni ishte shumë larg. Mbase emocionet dhe kamerat bënë të vetën!


Share

Komente