Përfundon ndeshja, Kosova triumfon ndaj Izraelit me rezultat 1:0
Ka përfunduar me rezultat 1:0 ndeshja e sotme mes Kosoves dhe Izraelit, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Golin e fitores, të vetmin në këtë ndeshje e ka shënuar sulmuesi Milot Rashica, pothuajse në fund të pjesës së parë, në minutën e 41-të, shkruan albinfo.ch.
Kjo është ndeshja e katërt e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa fitorja e parë pas tre barazimeve.
Ndryshe, kjo ndeshje ka qenë e planifikuar të zhvillohet muajin e kaluar, por është shtyrë nga UEFA për shkak të luftës që është duke u zhvilluar në Gaza.