Përfundon pas 1 orë e gjysmë mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar

Shpërndaje lajmin

Ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në lidhje me sigurinë kombëtare dhe prioritetet për vitin e ardhshëm.
Gjatë mbledhjes kreu i shtetit deklaroi se viti që lamë pas ka qenë një vit sfidues për sigurinë kombëtare, për shkak të sulmeve kibernetike, veprimtarisë së vendeve jo mike dhe luftës në Ukrainë që ka shkaktuar inflacionin e çmimeve.
Të pranishëm ishin guvernatori i Bankës së Shqipërisë,  kryetari i Kuvendit, kryeministri, kreu i SHISH, Ministri i Mbrojtjes, i Drejtësisë, i Punëve të Brendshme, i Financave, i Transportit,i Bujqësisë Punëve të Jashtme dhe Energjisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ishte prezent, për shkak se ndodhet në Itali për një vizitë pune dhe në vend të tij u paraqit zv.drejtori, Sokol Bizhga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *