October 25, 2021

Përfundon rinumërimi i kutive të Beratit, LSI nuk e merr mandatin

Shpërndaje lajmin

Nga rinumërimi rezulton se LSI mori 15 vota më shumë dhe PS, 18 vota më pak. Diferenca shkoi nga 58 në 77, por sërish nuk mundi që t’i merrte Partisë Socialiste mandatin e pestë në këtë qark.

Duke folur për mikrofonin e ABC, anëtari i PS në KAS Koli Bele tha se me sa duket nga rinumërimi, nuk ka pasur transformim të vullnetit të zgjedhësve në kutitë e Beratit.

“Nuk ka pasur transformim të vullnetit të zgjedhësve në kuti. Në tërësi, fakti që janë ruajtur të njëjtat numra, tregon që numërimi është brenda standarteve,” tha Bela. sb/abcnews.al/

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *