Përfundon Superliga Zvicerane, 5 skuadra në Evropë
Sot u zhvillua xhiroja e 36-të në Superligën e Zvicrës, që ishte e fundit për këtë edicion.
Young Boys u konfirmua si kampion, duke rikthyer titullin me 16 pikë më shumë se Servette e fundit të dytë, shkruan albinfo.ch.
Të dy skuadrat do të garojnë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Lugano do të luajë në kualifikimet e Ligës së Evropës, ndërsa Luzern dhe Basel në atë të Ligës së Konferencës.
Sioni ka rënë një kategori më poshtë.