Përfundon takimi, Hovenieri largohet nga zyra e BE-së
Ka përfunduar takimi i ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci dhe atë të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri.
Ai u pa teksa dilte me veturë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, ndërsa është nisur për në presidencë.
Në takim kanë qenë të ftuar të katër kryetarët e komunave veriore, por ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nuk kanë shkuar në takim.
Atiq i tha KOHËS se me ambasadorin Hovenier do të ketë takim së shpejti, por nuk dha detaje pse nuk i shkoi të hënën në takim.
“Do të takohemi së shpejti. Me shumë kënaqësi. Presim mbështetje dhe bashkëpunim”, tha Atiq.