Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmejn e sotme në rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rrëshen.
Sipas informacioneve të para bëhet me dije se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur katër persona, midis tyre edhe fëmijë.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut, ndërsa shkaqet e tij janë ende të paqarta.
Paraprakisht bëhet me dije se viktimat ndodhen në një autoveturë tip “Citroen” e cila është shformësuar pas përplasjes me një kamion./CNA.al