September 20, 2021

Përhapja e variantit ‘Delta’ fut në shtetrrethim Australinë

Shpërndaje lajmin

Qytetarët në Australi po protestojnë kundër kufizimeve të rrepta anti-COVID për shkak të përhapjes së variantit ‘Delta’.

Protestuesit bllokuan rrugët dhe u mblodhën jashtë bashkisë së Sidneit. Autoritetet në vend njoftuan se janë arrestuar 57 persona.

Rreth gjysma e popullsisë australiane është nën shtetrrethim, për rreth 4 javë. Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në Sllovaki kundër rregullave të reja të vaksinimit.

Policët përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit qe po përpiqeshin të hynin në ndërtesën e parlamentit dhe një polic u plagos. Edhe në Francë vazhdimisht ka pasur protesta kundër masave anti-COVID, dhe madje janw sulmuar 2 qendra vaksinimi.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *