Përkeqësimi i motit, presidenti i Shqipërisë kërkon reagim institucional

Shpërndaje lajmin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj reagoi në lidhje me situatën e krijuar në disa qarqe të vendit për shkak të motit të keq.
Ai kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi
“Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit.   Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim. Është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore”, shkruan Begaj
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *