Përkrahësit e Trumpit i vërsulen policit afro-amerikan, u kërkonte të tërhiqeshin – ata as që e përfillnin kërkesën e tij

Share

Një ditë pasi që përkrahësit e Donald Trumpit u futën dhunshëm në ndërtesën e Kongresit amerikan, është konfirmuar fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

E skenat që kanë ndodhur në Washington mbrëmë, kanë bërë bujë nëpër botë dhe kanë habitur të gjithë, transmeton Telegrafi.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet se si përkrahësit e Trumpit ecin nëpër korridoret e Capitol Hill, dhe i vërsulen një polici afro-amerikan.

Pamjet e publikuara më poshtë tregojnë se si polici paralajmëron grupi që të tërhiqen, por ata assesi nuk i merrnin parasysh urdhrat e tij.

Sikur kjo të mos u mjaftonte, ata i vërsulen deri në një hapësirë të caktuar ku për fat të mirë i dalin në ndihmë kolegët e tij.


Share

Komente