January 28, 2022

Përmbaruesit mund t’i kontaktojnë tani qytetarët amerikanë dhe në rrjetet sociale

Shpërndaje lajmin

Sipas “BBC” Byroja Amerikane e Mbrojtjes Financiare së Konsumatorit ka marrë vendimin, që përmbaruesve tani i’u lejohet që të kontaktojnë qytetarët që nuk kanë paguar kreditë dhe në rrjetet sociale. Shumë njerëz e kanë kundërshtuar këtë rregull të ri për shkak se e kanë quajtur si dhunim të privatësisë.

Përmbaruesit kanë të drejtë që t’i çojnë mesazh qytetarit por jo ti lënë koment në postimet e tij. Drejtuesi i një kompanie që merret me mbledhjen e borxheve deklaroi se ky është një hap i vogël në modernizimin e komunikimit me klientët.

Kritikët e vendimit mendojnë se mesazhet mund t’iu çohen personave të gabuar dhe që një pjesë e qytetarëve nuk i përdorin në mënyrë të vazhdueshme rrjetet sociale. Vendimi pritet të prekë miliona amerikanë.  /  


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.