Para pak ditësh është mbajtur gara e parë e kuqezinjve në kualifikimet e Sllallomit të madh, Shqipëria mori pjesë me katër sportistë: Erjon Tola, Kevin Qerimi, Ezio Leonetti dhe Vasil Veriga.
Kjo garë është përmbyllur me një super rezultat në cortina D’ampezzo për Shqipërinë.
Erjon Tola futet në top 30-shen e botës në Finalen e sllallomit, ndërsa Kevin Qerimi u fut në finale, por pa e përfunduar atë.
Një sukses i jashtëzakonshëm nga kuqezinjtë që arritën të kenë 2 atletë në finale. Tek femrat Chiara di Camillo renditet e 48-a në botë në Sllallom.
Ky ishte Botërori më i suksesshëm në histori. Shqipëria tregoi që është midis më të mirëve në botë./Albinfo.ch