Përmbyset autobusi që transportonte personel ushtarak në Turqi, 2 të vdekur dhe 45 të plagosur

0
Shpërndaje lajmin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi.
Një autobus që transportonte personelin e Forcave të Armatosura Turke u përmbys në provincën Şirnak.
Për pasojë 2 ushtarë humbën jetën dhe 45 persona, mes të cilëve 4 ushatrë u plagosën.
Sipas medieve turke aksidenti ka ndodhur në rajonin Balveren të autostradës Sirnak-Uludere. Një numër i madh autoambulancash janë dërguar në zonë.
Guvernatori i Shirnakit Osman Bilgin ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë informacion për aksidentin.
Deklarata e mëposhtme është bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë:
“Në aksidentin automobilistik që ndodhi në Şirnak vdiën 2 heronj, 4 heronj u plagosën dhe menjëherë u dërguan në spital dhe filluan mjekimin, Zoti na mëshiroftë. Familjeve i shprehim ngushëllimet tona që humbën të afërmit në këtë incident. Aksidenti na ka lënë në dhimbje dhe pikëllim të thellë.”/Albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *