Përmbyset kamioni me kafshë, lopët “bllokojnë” autostradën më të madhe në Greqi

0
Shpërndaje lajmin

Ditën e sotme një kamion i ngarkuar me lopë është përmbysur në autostradën më të madhe në Greqi.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 në autostradën “Egnatia Odo”.
Qarkullimi në autostradë është ndërprerë dhe në vendngjarje ndodhen policët dhe punonjësit e Egnatia SA.
Rruga do të hapet menjëherë pasi të pastrohet nga mbetjet e kamionit dhe kafshët. Për fat të mirë, shoferi i kamionit ka marrë lëndime të lehta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *