“Përmbytje do ketë dhe në ditët në vijim”, parashikimi i IGJEUM: Lumenjtë Drin dhe Buna do jenë në nivele të larta

Share

Moti i keq që ka vazhduar prej ditësh në Shqipëri ka krijuar përmbytje në disa qytete dhe zona. Shkodra dhe Lezha janë dy prej më të prekurave nga reshjet.

Ndërkohë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta por me probleme lokale të përmbytjeve. Intensiteti i lartë në veri-perëndim të vendit mund të krijojë akoma probleme lokale me përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël.

Ndërkohë, Lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë prurje të larta por nuk priten probleme nga përmbytjet. Intensiteti i lartë në veri-perëndim të vendit mund të krijojë akoma probleme lokale me përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël, përmbytjet urbane dhe rrëshqitje të dherave kryesisht përgjatë datave 10 dhe 11 Janar 2021.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt. 09) dhe nesër (e diel, dt. 10) priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Durrës dhe në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë deri lokalisht shumë intensive. Në qarqet Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në veri dhe lindje në lartësitë mbi 600m reshjet do të jenë në formë bore.

TEMPERATURAT: Nesër (e diel, dt. 10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 20 °C, në vendet e ulëta: 8 / 17 °C, në vendet malore: 0 / 13 °C

ERA Sot pasdite (e shtunë, dt. 09) dhe nesër (e diel, dt. 10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.


Share

Komente