Përmbytjet në Kosovë, Vushtrria shpall gjendjen emergjente civile

Share

unnamed 49

Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Sitnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit, afër këtij lumi.

Kryetari i kësaj komune Xhafer Tahiri në një postim në Facebook ka bërë të ditur se ekipet emergjente, mjekësore dhe FSK kanë evakuuar banorët dhe se po bëhet përpjekje maksimale për t’iu dalë në ndihmë.

Për më tepër, ai ka thënë se do të kërkojnë nga Qeveria kompensim të dëmit banorëve, teksa ka shtuar se shkolla fillore ‘Naim Frashëri’ në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë.

“Afër 500 familje janë prekur nga vërshimet”, është shprehur Tahiri, përcjell albinfo.ch.

“Sot gjatë gjithë ditës ekipet emergjente iu kanë dalë në ndihmë qytetarëve dhe i kanë evakuuar ata. Kemi shpall gjendjen emergjente civile. Sot kemi pasë gjendje shumë të rëndë”.


Share

Komente