Përmbytjet në Shkodër/ Voltana Ademi: Situata është përkeqësuar, gati katër objekte për evakuimin e banorëve

Share

Ditët e para të këtij janari të 2021 sollën me vete dhe problemin e përmbytjeve në vend. Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, në një lidhje me skype për Rtv Ora bëri një pasqyrim të situatës në Shkodër, nisur dhe nga inspektimi i drejtëpërdrejtë në terren.

Ademi:  Situata është përkeqësuar natën e fundit dhe mëngjesin e ditës së sotme duke rezultuar në një rritje të nivelit të ujit rreth 50 cm në lumin Buna, 30 cm në liqenin e Shkodrës. Kemi situatë të përkeqësuar në disa njësi administrative. Aktualisht në njësinë administrative Ana e  Malit, në Obot rruga është e pakalueshme. Qytetarët kalojnë me mjetet e ushtrisë. Kemi bërë lajmërimin e hershëm për emergjencë civile, u kemi kërkuar të gjithë banorëve në njësitë Ana e Malit, Dajç, Bërdicë, Velipojë, Trush, Berdicë e Madhe, Rrethina, Guri i Zi, Shkodër që të marrin masa për sigurimin e gjësë së gjallë, prodhimet bujqësore. Uroj të mos kemi një situatë të përkeqësuar të gjatë, kjo do të kërkonte evakuim. Jemi përgatitur. Kemi katër objekte me 200 shtretër të gatshëm. Kemi siguruar dhe ushqim dhe veshmbathje.Raportojmë çdo një orë pranë prefekturës. Kam komunikuar me drejtorin e KESH dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.


Share

Komente