Përmbytjet në vend/ Përmirësohen moti në Vlorë e Lezhë, bie niveli i lumenjve

Share

Pas një dite me reshje të dendura që sollën përmbytje në pjesën më të madhe të vendit, ditën e sotme janë
kushtet atmosferike janë përmirësuar në qytetin e Lezhës.

Mësohet se niveli i ujit në lumin Drin ka rënë me rreth 40 cm, ndërsa bëhet e ditur se ka një tërheqje të konsiderueshme të ujit dhe nga tokat bujqësore të përmbytura. Si shkak i reshjeve ka pasur shkarje të tokës dhe reshkitje dherash në Lezhë, Torovicë dhe disa zona të Mirditës.

Ndërkohë edhe në qytetin e Vlorës janë përmirësuar kushtet atmosferike dhe situata paraqitet më e qetë./CNA.al


Share

Komente