Përmirësohet shëndeti i David Sassolit, lë spitalin pas një jave

Share

Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka lënë spitalin e Strasburgut ku po trajtohej për pneumoni që prej datës 15 shtator.

“Ndihem më mirë dhe dje mjekët më lejuan të kthehem në Itali për të vazhduar trajtimin”, njoftoi ai përmes një statusi në rrjetet sociale, duke shprehur falënderimet e tij për ekipin mjekësor dhe ata që i uruan shërim sa më të shpejtë.

Politikani 65-vjeçar nuk kryesoi seancën plenare të parlamentit europian më 15 shtator dhe nuk arriti të merrte pjesë në fjalimin vjetor të presidentes së KE Ursula von der Leyen .

Sassoli, një ish gazetar dhe spiker lajmesh, u zgjodh eurodeputet në vitin 2009 me qendrën e majtë. Në vitin 2019, ai pasoi një italian tjetër, Antonio Tagiani nga Partia Popullore Evropiane, në postin e presidentit të Parlamentit Evropian. m.v/

Komento