Përparim Kabo jep mesazhin e fuqishëm: Kjo do të sjellë ndryshimin e madh. Ja çfarë i nevojitet Shqipërisë

Share

Profesori Përparim Kabo teksa komentoi çështjet ligjore e etike u shpreh se për ta rregulluar një shoqëri nuk mjafton vetëm morali, por nevojitet dhe një strukturë ndëshkuese e cila vjen si rezultat i ligjit.

“Të gjithë filozofët më të mëdhenj kanë studiuar një raport tejet të rëndësishëm dhe delikat raportin e moralit dhe ligjit. Ne kemi një çështje etike me ligjin apo kemi një çështje ligjore mbi etikën. Jo, ne nuk kemi një çështje etike me ligjin. Ata që gabojnë me ligjin nuk nisen nga principe të gabuara morale, ata nisen nga interesa tregu, nga një mentalitet i vjetër Haxhi Qamilist, grabit, kap çfarë të kapësh, vidh, pasurohu ti të varfërohet vëllai jot, le të vdesë pjesa tjetër e popullsisë, le të mos ketë ushqim ajo.

Kjo nuk është çështje morali, është një paganizëm tregu, i tmerrshëm, i llahtarshëm. Ta rregullosh shoqërinë edhe në mënyrë morale, vetëm nga morali nuk mjafton. Prandaj lindi shteti, prandaj duhet ndëshkimi ligjor, prandaj sistemi i drejtësisë është zembereku i mekanizmit të shtetit, pa drejtësi nuk ndryshon asgjë. Magjistrati i jep drejtësinë që i intereson të gjithë shoqërisë, njeriu i zotit në qiell apo në tempull merret me edukimin moral të njeriut”, tha profesori për Top Talk.


Share

Komente