“Përplasen” komisionet e Vettingut/ KPA u jep shpresa të shkarkuarve

Share

Fuat Verdha ishte gjyqtari i parë në sistemin e drejtësisë i cili u rikthye në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, pas shkarkimit nga shkalla e parë e Vettingut.

KPA, rrëzoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimi, duke e rikthyer Verdhën në sistemin e drejtësisë. Ky rast u pasua dhe me një tjetër rikthim. Ai është prokurori Elvi Gokaj, të cilin e KPK e kishte pezulluar nga detyra dhe kishte “ndëshkuar” me rifillimin e Shkollës së Magjistraturës.

Këto vendime të KPA kanë ngjallur shpresë edhe tek të shkarkuarit e tjerë nga shkalla e parë Vettingut apo të përjashtuarit nga drejtësia.
Vetëm këtë muaj KPK ka pasur në duar më shumë se 10 raste, me disa seanca radhazi. Agim Bendo, Eneida Civici, Enkelea Xhego dhe të tjerë presin vendimin e KPA, pasi e konsiderojnë të padrejtë, shkarkimin nga KPK.

Në listë është edhe ish kryetari i Gjykatës së Tropojës Dritan Seci, për të cilin Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të mblidhet me datë 24 Nëntor. Më datë 11 mars 2019, trupa gjykuese e KPK-së, e përbërë nga Roland Ilia Kryesues, Olsi Komici relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare, vendosën shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Dritan Seci.

Sipas KPK, ai shkarkuar pas problemeve të konstatuara në kriterin e pasurisë. Fshehja e një apartamenti në Tiranë dhe e një dhurate prej 20 mijë euro, si edhe mosmbulimi i shpenzimeve me të ardhura të ligjshm u, sollën ai fakte për shkarkimin e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Dritan Seci.

Gjithashtu KPK pretendonte se gjyqtari Seci ka aftësi “minimale” në aspektin professional./CNA.al


Share

Komente