Përplaset nga makina 22 vjeçarja në Tiranë

Shpërndaje lajmin

Makina ka përplasur një 22 vjeçare në Tiranë.

Kjo e fundit gjendet në kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:55, tek “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *