Përplasi me makinë 64-vjeçaren, nis procedimi për drejtuesin e automjetit

0
Shpërndaje lajmin

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Dragot”, në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës”.
A. I., 50 vjeç, banues në Tepelenë, ka aksidentuar një shtetase 64 vjeçe, që drejtonte një biçikletë, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. I., 50 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në aksin rrugor “Këlcyrë-Dragot”, në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës”, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase 64 vjeçe, që drejtonte një biçikletë, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 64-vjeçarja ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
 

 
 
 
 
 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *