Përplasi për vdekje këmbësorin në Maliq, arrestohet shoferi

Shpërndaje lajmin

Në vijim të informacioneve paraprake të ditës së djeshme, të cilët bëjnë fjalë për dy aksidente rrugore, ju informojmë se:
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– A. Rr., 29 vjeç, banues në Prrenjas, Elbasan, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, duke drejtuar automjetin “Audi Q7”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin F. Z., 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq;
– M. M., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën Plasë-Maliq, në dalje të fshatit Pendavinj, Maliq, duke drejtuar automjetin tip autobus ka aksidentuar shtetasin R. K., 75 vjeç, banues në Pendavinj, që udhëtonte me biçikletë, i cili pas mjekimit të marrë në spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
ne perditesim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *