Përplasja e kryeministrit me Metën në prag të fushatës elektorale, reagon Kryemadhi: Rama ka qenë shkaktari

Share

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar debatet mes kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Kryemadhi thotë se kryeministrit i kanë shteruar mendimet. Sipas saj, Rama nuk është më i përqendruar tek problematikat, ndaj merret me presidentin.

Ndërsa për Institucionin e Presidentit, Kryemadhi thotë se është në krye të detyrës.

“Shikoj një shterim të mendimit të kryeministrit, shikoj një mungesë qartësie të një kryetari partie që është në fushatë. Nuk shqetësohem unë që jam bashkëshortja se ku ikën Ilir Meta, u shqetësoka Rama.

Marrëdhënia e Metës me Ramën është marrëdhënie që Rama ka qenë shkaktari jo i shpartallimit të kësaj marrëdhënie, por ka qenë nxitësi i çekuilibrimit të institucionit të shtetit shqiptar. Rama duke qenë kontribuuesi kryesor i kësaj shpërbërje institucionale, normal që do të kemi një reagim natyral të presidentit”, tha Kryemadhi.


Share

Komente