Përplasja me armë te ish-Parku, Policia: Ka mbetur i plagosur biznesmeni Sino Llanaj dhe një kalimtar i rastit

Share

Policia e Tiranës ka lëshuar njoftimin zyrtar për përplasjen me armë zjarri që ndodhi paraditen e sotme në zonën e ish-Parkut në Tiranë, ku mbeti i plagosur biznesmeni-ndërtues Sino Llanaj.

Sipas njoftimit, Llanaj është plagosur pas një konflikti të çastit. Gjithashtu, i plagosur ka mbetur dhe një kalimtar i rastit, shtetasi Klodjan Kamino, i cili ka marrë plumb në kofshë.

Autor i dyshuar i ngjarjes është Albert Allmuça, ortak i Sino Llanajt, në pallatin që po ndërtojnë te rruga “Ndre Mjeda”.

“Me datë 13.01.2020, rreth orës 09:20, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi S. Ll., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është plagosur jashtë rrezikut për jetën edhe shtetasi K. K., 42 vjeç, i cili po kalonte rastësisht në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës, si dhe po kontrollohen pamjet filmike, për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje”, njofton Policia e Tiranës.


Share

Komente