Përplasja mes eksperteve, a duhen ndaluar turistët rusë?

Shpërndaje lajmin

Ftesa e kryeministrit Rama për turistët rusë dhe kërkesa e presidentit Zelenski për t’i ndaluar ata ka ngjallur shumë debate.
Ekspertja e turizmit Flora Xhemani dhe Irina Romanova ukrainasja që zhvillon guida turistike u përplasën në studion e “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.
Sipas Xhemanit, është në traditën shqiptare që t’i hapim derën atyre që trokasin, ndërsa Romanova bëri thirrje që të mos lejohej asnjë rus të vinte për turizëm në Shqipëri.
Ndërsa Xhemani theksoi se nuk mund të lejonim politikat e gabuara të një vendi të penalizonin ata qytetarë që do të kishin dëshirë të kalonin pushimet në Shqipëri, Romanova u shpreh se nëse do të kishte rusë që do kishin dalë kundër Putinit dhe pushtimit, do të kishin ikur që pas 24 shkurtit nga Rusia. Sipas saj s’mund të lejohen persona pro luftës në Shqipëri.
Sidoqoftë ajo shtoi se nuk do të kërkonte nga asnjë biznes që të mos punonte me rusët, duke qenë se turistët rusë janë potencial ekonomik, por pohoi se nuk do të jepte guida vetë sepse emocionalisht e kishte të pamundur.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Ndalimi i turistëve rusë? Rama: Jemi në të njëjtën linjë me BE-në

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *