Përplasja mes Metës dhe Ramës, Mona nuk ‘habit’! Mbron me “thonj” Liken, ia hedh fajin kryeministrit

Share

Në “Kjo Javë” në News24, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka folur dhe për raportin e Presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se Rama është shkaktar i shpartallimit të marrëdhënies me Presidentit, por dhe nxitës i çekuilibrimit të gjitha institucioneve.

“Edhe ndonjë diskutim të tillë mund ta kemi pasur në distancë në aspektin njerëzor. Marrëdhënia e Metës me Ramës është një marrëdhënie e cila për hir të së vërtetës është marrëdhënie që Rama ka qenë jo vetëm shkaktari i shpartallimit të kësaj marrëdhënieve, por edhe nxitësi i çekulibrimit të gjitha institucioneve. Rama duke qenë kontribuuesi kryesor i kësaj shpërbërjeje institucionale, normal që do kemi një reagim që për mua duket shumë natyral, duke pasur parasysh që kemi një km që nuk arrijmë dot t’i shohim dhe mimikën për mënyrën se si artikulon”, tha Kryemadhi.

 

 


Share

Komente