Përplasje PD-LSI?/ Tabaku flet për marrëdhëniet brenda opozitës

Share

Jo pak herë në media është përfolur për përplasje mes PD dhe LSI, por kjo gjë është mohuar nga të dyja palët.

E pyetur për këtë çështje edhe ish-deputetja Jorida Tabaku, e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se kanë parime të njejta.

Parimet janë të njëjta. Ne nuk ndryshojmë në parimet që kemi. Edhe taksa e sheshtë është një parim që e kanë të gjithë. Mbështetja sociale për grupet e veçanta është një parim që e kanë të gjithë. Çështja e pronave dhe e të përndjekurve politik është një nga parimet bazë që ne i ndajmë me PR-në dhe me parti të tjera opozitare. Pra parimet nuk ndryshojnë.

Qëllimi kryesor është largimi e Edi Ramës, dhe për këtë sigurisht që pas 25 prillit në programin qeverisës do të diskutohet çdo lloj detaji. Siguroj që ky nuk është lajm fare sepse për herë të parë të gjithë partitë politike të opozitës janë bashkë kundër një të keqeje më të madhe dhe një dështimi më të madh siç është Edi Rama”, u shpreh ajo në Vizion Plus.

Demokratja ka folur edhe për zgjedhjet e 25 prillit, në të cilat pretendon se vetëm në Tiranë PD do të marrë 20 mandate.

Tirana do të marrë 20 mandate. PS ka listë dëshirash, dëgjojnë çfarë themi ne dhe vijojnë dhe kopjojnë. Tirana do t’i prijë ndryshimit. Ka qenë bormetër në 1991, 2005 dhe 2011. Tirana do të më nderojë mua si qytetare e vjetër e Tiranës, PD-në. Tirana do të sjellë shpresë për të gjithë Shqipërinë”, theksoi ish-deputetja./ CNA.al


Share

Komente