Përplasjet mes tifozëve shqiptarë dhe polak, vendimi i Komisionit të Disiplinës
Në përballjen e 10 shtatorit në “Air Albania” tifozeria shqiptare dhe ajo polake patën përplasje. U desh ndërhyrja e policisë dhe një kordon i dyfishtë për të neutralizuar situatën e tensionuar.
Sot, më 22 shtator, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së vendosi të mos lejojë hyrjen në stadiumet e futbollit në Shqipëri për 5 persona. Kjo masë është vendosur për një kohë të pacaktuar.
Bëhet fjalë për:
– Gerti Lleshi
– Rinor Grajveci
– Edmond Hyseni
– Almir Dubovci
– Berat Maloku
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA minimizon mosmarrëveshjet mes Polonisë dhe Ukrainës
UEFA dënon incidentet në ndeshjen Shqipëri-Poloni, FSHF apel tifozëve