January 28, 2022

Përroi i Çullos del në sipërfaqe, bën rrugën të pakalueshme për shkak të përmbytjeve

Shpërndaje lajmin

Përroi i Çullos në lagjen Granicë të Gjirokastër ka dalë në sipërfaqe duke krijuar jo pak problematike në këtë pjesë të qytetit kur rruga e automjeteve është bllokuar si pasojë e vërshimit të zallit dhe dheut.

Ndër vite ky përrua është konsideruar një pikë e nxehtë.

Kujtojmë se tre vite më parë ky përrua ka dalë në sipërfaqe dhe krijoi një sërë problemesh për banorët dhe bizneset për shkak të përmbytjes.

Ajo që veçon këtë përrua dhe vendos emergjencat me “shpatulla pas muri” është fakti se ai shpërthen në vende ku gjen dhe pikat më të dobëta. Në vendngjarje ndodhen grupet e punës se emergjencave civile të cilët po ndërhyjnë për zhbllokimin e rrugës ndërsa situata ngelet në varësi të reshjeve./


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.