Përse Rusia po përpiqet ta rrethojë lindjen e Ukrainës

Shpërndaje lajmin

Rusia e ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore – veçanërisht dy rajonet e mëdha të Luhansk dhe Donetsk, të cilat shtrihen nga jashtë Mariupolit në jug deri në kufirin verior.
Kjo shtytje në zonën e njohur si Donbas mund të sinjalizojë konflikti mund të zgjasë, thotë SHBA-ja.
“Çështja kryesore është se këtë pjesë rusishtfolëse të Ukrainës, Kremlini e konsideron më shumë Rusi se Ukrainë”, thotë Sam Cranny-Evans nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara.
Këto zona mund të jenë kryesisht rusishtfolëse, por ato më nuk janë proruse. “Mariupol ishte një nga qytetet më proruse në Ukrainë dhe shkatërrimi i tij është përtej të kuptuarit tim”, thotë specialisti i mbrojtjes Konrad Muzyka, kreu i Rochan Consulting.
Forcat ruse kanë shkaktuar tashmë një katastrofë humanitare në lindje, duke e kthyer Mariupolin në gërmadha, por ato nuk kanë arritur të shkaktojnë humbje në ushtrinë e Ukrainës.
Synimi tjetër i Rusisë do të jetë ofenziva në jug për të rrethuar Slovyanskun, një qytet me 125,000 banorë që tashmë ka përjetuar luftën nga afër kur u kap nga forcat e mbështetura nga Rusia më 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published.