January 13, 2022

Personat që dëbohen nga Zvicra do të detyrohen të bëjnë testin e koronës

Shpërndaje lajmin

Gjithnjë e më shumë të huaj që duhet të lëshojnë Zvicrën nuk pranojnë të marrin testin e koronës. Në këtë mënyrë ata shpesh ia dalin të parandalojnë deportimin.

Këshilli Federal dëshiron t’i japë fund kësaj. Për ta bërë këtë, ai kërkon një ndryshim në ligj nga parlamenti, shkruan srf.ch.

Qeveria e vendit ka vendosur për këtë në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, transmeton albinfo.ch. Nëse dëbimi nuk mund të kryhet për faktin se një person refuzon të testohet për koronavirus, ata, në të ardhmen duhet të detyrohen ta bëjnë këtë.

Shumë vende, por edhe shumë kompani ajrore, u kërkojnë udhëtarëve të kalojnë testin negativ të koronës. Si pasojë, kjo do të thotë që njerëzit mund të parandalojnë në mënyrë efektive dëbimin e tyre nëse ata refuzojnë të testohen për koronavirusin.

Më shumë se 50 raste të tilla

“Në vitin aktual, më shumë se 50 raste të tilla janë regjistruar tashmë në qendrat federale të azilit”, shkruan Këshilli Federal në një deklaratë. Kjo do të rezultojë me kosto të larta për kantonet në zonën e emergjencës, përcjell albinfo.ch. Kantonet kështu detyrohen të vazhdojnë garantimin e ndihmave emergjente për ata që nuk pranojnë të bëjnë testin.

Kjo gjendje përbën shqetësim për Këshillin Federal, prandaj të mërkurën ai ka ndërtuar bazën ligjore për testimin e detyrueshëm për njerëzit që do të dëbohen. Nisur nga fakti se, sipas mendimit të Këshillit Federal, ekziston një “nevojë urgjente për veprim”, ai e ka shkurtuar periudhën e konsultimit në dy javë.

Nëse parlamenti miraton ndryshimin në ligjin e parashikuar nga Këshilli Federal, ai do të hyjë në fuqi dhe fillimisht do të zbatohet deri në fund të vitit 2022.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *