November 28, 2021

Personi që ka “sulmuar” qendrën tregtare kishte për qëllim të vriste veten

Shpërndaje lajmin

Sqarohet rasti me personin që ka hyrë sot në mëngjes me makinën e tij nëqendrën tregtare në Langnau (Kantoni i Bernës), shkruan sda.ch.

Ai është futur me automjetin e tij në zonën hyrëse të qendrës tregtare që ishte ende e mbyllur herët në mëngjes të mërkurën, transmeton albinfo.ch. Më pas ai ka dalë nga makina dhe ka plagosur rëndë veten.

Kur policët e kantonit të Bernës, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë filluar menjëherë masat për shpëtimin e jetës, siç njofton policia dhe zyra e prokurorisë publike rajonale në Emmental-Oberaargau, përcjell albinfo.ch. Por, ekuipazhi i shpëtimit i Rega mundi të përcaktojë vetëm vdekjen e personit.

Policia dhe prokurorët besojnë se personi në fjalë e ka kryer aktin i vetëm dhe me qëllimin për të vrarë veten. Sipas njohurive të deritanishme, nuk ka prova për një sfond terrorist. Policia u lajmërua në orën 07:40. Nuk ka persona të tjerë të lënduar.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *