Përvec ‘Samantës’ tek ‘Sex and the City’ do mungojë edhe një personazh tjetër

Share

Seriali i famshëm “Sex and the City”, rikthehet sërish në ekran.

Sarah Jessica Parker ka njoftuar rikthimin e “Sex and the city”, teksa protagonistet e serialit do të kenë të njëjtat role që kishin dikur, duke nisur nga Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, por nuk do të jetë “Samantha” e Kim Cattrall.

Rikthimi i vajzave do të mbajë emrin: ‘Njësoj si dikur dhe do të ketë 10 seri që do të fiksojnë secilin prej nesh para ekranit.

Në fillim lajmi u bë i ditur nga ‘Variety’ e më pas nga vetë Parker e cila publikoi një video ku konfirmonte rikthimin e kastit të famshëm të aktoreve, që mezi e kishim pritur.

Aktorja Kim Cattrall ka njoftuar se nuk do t’i rikthehet serialit “Sex and the City” pa e treguar arsyen e vendimit të saj.

Shefi i marketingut, Casey Bloys, e justifikoi mungesën e Samantha Jones me faktin se në këtë moshë nuk mund të kesh të gjithë miqtë që kishe në të 30-at.

“Seriali do të paraqesë jetën e grave në të 50-at dhe situatat me të cilat ato përballen në këtë moshë. Disa miqësi mbarojnë e të tjera fillojnë. Disa njerëz vijnë në jetën tënde dhe të tjerë largohen. Miqtë që kishe kur ishe 30 vjeç, mund të mos i kesh kur të jesh 50”-tha ai.

Mirëpo, përveç Cattrall, në rikthimin e serialit do të mungojë gjithashtu “Mr. Big”, i luajtur nga aktori Chris Noth.

Noth momentalisht është duke luajtur në serialin “The Equalizer”, si edhe po xhiron dy filma, “Brooklyn All American”, dhe “Someday Sometime”.

Në bazë të informacioneve që vijnë për episodet e reja që do të të transmetohen në HBO Max, çifti do të ndahet sërish.

Xhirimet e këtij seriali do të nisin gjatë pranverës së ardhshme në New York, pasi të qetësohet e gjithë situata e Covid-19.


Share

Komente