Perversi që regjistronte gratë në tualet gjatë koncertit të Rita Orës dënohet me dy vjet burg

Share

Një pervers i cili u fsheh në tualetet e grave gjatë një koncerti të Rita Orës dhe filmoi fanset brenda kabinave  të tualetit u dënua me dy vjet burg.

Jordan Foster pretendoi se ai thjesht po urinonte dhe kishte shkuar në tualete të gabuara kur u zbulua në koncertin e Ritës, në Leeds ‘First Direct Arena më 28 maj të vitit të kaluar.

Sidoqoftë, kur iu kërkua bileta, ai u përpoq të largohej, pastaj u bë agresiv kur një anëtar i stafit të sigurisë i kërkoi atij telefonin e tij celular, duke tundur krahët për të provuar dhe për të shmangur arrestimin.

Telefoni u nxor nga xhepi i tij i pasmë dhe në të u gjetën video të njerëzve që përdornin tualetin.

Foster tha se duhet të paguhej për t’i marrë videot dhe u thirr policia.

23-vjeçari duket se ishte nën ndikimin e pijeve ose drogës dhe ishte aq i dhunshëm në makinën e policisë, saqë u desh të nxirrej prej saj dhe të ndalohej derisa të vinte një furgon.

I pandehuri u dërgua në stacionin e policisë Elland Road ku ai kafshoi gishtin dhe me gjakun e tij shkroi sharje ndaj policisë, në një stol.

Regjistrimet e pesë grave, të cilat ishin në tualet, u gjetën në telefonin e tij, secila zgjaste 11-35 sekonda. Kur u morn ë pyetje në polici, ai pretendoi se ngatërroi tualet dhe refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të tjera.

Dje, Foster u deklarua fajtor për pesë akuza si: vëzhgues, sjellje e rrezikshme dhe dëm kriminal.

Ai gjithashtu u deklarua fajtor për grabitje dhe vëzhgim në lidhje me dy incidente të ndara në 28 Prill të vitit të kaluar.

Prokurori Glenn Parsons tha se grabitja ndodhi rreth orës 3.15 pasdite ndërsa një grua e re u largua nga kabina e tualetit në stacionin hekurudhor Wakefield Westgate.

Parsons tha se Foster e shtyu gruan përsëri në kabinë, vuri dorën mbi gojën e saj dhe kërkoi 10 paund, të cilat ajo ia dha para se të largohej.

Gjykatës së Leeds Crown u tha se i pandehuri shkoi në një pub në qytet dhe priti brenda një kabine tualeti.

Rreth orës 6.30 pasdite, një anëtar i stafit përdori një tualet dy kabina së bashku me atë që Foster kishte brenda.

Një orë më vonë, ajo u kthye për të përdorur të njëjtin tualet dhe përmes një boshllëku në kabinat vuri re se një pasqyrë dhe një celular ishin vendosur për ta parë.

E tronditur, viktima bërtiti: ‘Çfarë m *** je duke bërë?’

Gruaja mendoi të hapte derën e tualetit, por në vend të kësaj vendosi të largohej dhe t’u tregonte dy kolegëve të saj.

Ndërsa burrat shkuan për të kontrolluar tualetet, viktima e pa Fosterin duke u larguar me vrap.

Foster u arrestua në shtëpinë e nënës së tij, më 9 maj të vitit të kaluar. Rrobat dhe një celular u kapën nga policia.

Më vonë telefoni u gjet që përmbante një regjistrim të anëtarit të stafit.

Ai u intervistua dhe u dorëzua me kusht në pritje të pyetjeve të mëtejshme, para se të merrte pjesë në koncertin e Rita Ora disa javë më vonë.

Foster, nga Ramsgate, Lofthouse, Wakefield, nuk kishte asnjë dënim para kësaj çështje.

Alan Armbrister, avokati i perversit, tha që klienti i tij u deklarua fajtor për shkeljet në rastin e parë.

Ai tha se Foster është i papjekur për moshën e tij, por vështirësitë e tij sociale nuk e kanë ndaluar atë të mbajë një vend pune për disa kohë.

23-vjeçari u burgos për dy vjet e pesë muaj, ndërsa gjykatësi Simon Batiste vendosi një urdhër 10-vjeçar për parandalimin e dëmit seksual, i cili përfshin ndalimin e hyrjes së Foster në tualetet vetëm për femra.

Foster u urdhërua gjithashtu të nënshkruajë regjistrin e shkelësve seksualë për 10 vjet. /Përshtati A.H.

The post Perversi që regjistronte gratë në tualet gjatë koncertit të Rita Orës dënohet me dy vjet burg appeared first on Media .


Share

Komente