Përvjetori i Covid, koha kur Zvicra shënoi fillimin e izolimit

Shpërndaje lajmin

Ky nuk është në të vërtetë një ‘lajm’, por një ngjarje e kaluar, por vlen të përmendet se sot bëhen saktësisht tre vjet që kur qeveria zvicerane kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në përpjekje për të luftuar pandeminë e re të koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Më 16 mars 2020 u urdhëruan të mbyllen të gjitha dyqanet, restorantet, baret, si dhe ambientet e argëtimit dhe të kohës së lirë, me përjashtim të dyqaneve ushqimore, farmacive dhe objekteve shëndetësore.
Kjo ngjarje shënoi fillimin e izolimit, mbylljes së kufijve, krizës shëndetësore dhe një sërë kufizimesh që kishin zgjatur, pa pushim, derisa vala e infeksioneve filloi të zbehej pasi vaksinat u hodhën në qarkullim në fund të 2021-ës/ fillim të 2022-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *