Përvjetori o Shqipërisë në NATO, Blinken: Mbetemi krenarë qe ju kemi aleatë

0
Shpërndaje lajmin

Sekretari i shtetit amerikan Antony Blinken ka reaguar për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Në në reagim publik, ai thotë se SHBA është krenare që qëndron  me Shqipërinë  aleate.
Mes tjerash ai thekson se teksa aleanca vazhdon të rritet dhe të përshtatet për të adresuar sfidat në zhvillim të së ardhmes, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara, përgëzoj Shqipërinë dhe Kroacinë për 15-vjetorin e anëtarësimit tuaj në NATO.
Pesëmbëdhjetë vjet më parë, ne kremtuam angazhimin e demokracive tuaja jo vetëm për mbrojtjen e Aleancës sonë, por edhe për mbrojtjen e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin. Sot, ne nderojmë angazhimin tuaj të vazhdueshëm për të penguar dhe mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, siç mbrojmë edhe vlerat tona të përbashkëta demokratike.
Në këtë përvjetor, ne mbetemi krenarë që qëndrojmë me ju si aleatë. Ndërsa Aleanca jonë vazhdon të rritet dhe të përshtatet për të adresuar sfidat në zhvillim të së ardhmes, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Vinte baste sportive përmes celularit, arrestohet 43-vjeçari në Vorë
Mblidhet Komisioni Hetimor i “TIMS”, Salianji: Synon kontrollin e zbatimit të ligjit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *