Pesë shenja që tregojnë se jeni bllokuar në një marrëdhënie të keqe – ikni menjëherë

Share

Në një marrëdhënie të shëndetshme dashurie, partnerët e plotësojnë dhe e bëjnë të lumtur njëri-tjetrin. Së bashku, ata shijojnë gjëra të vogla të përditshme dhe shikojnë të ardhmen me optimizëm

Njerëzit qëndrojnë së bashku për shumë arsye, jo rrallë për një arsye krejtësisht të gabuar, sepse nuk janë vërtet të lumtur në këtë marrëdhënie dhe pjesën më të madhe të kohës ndihen shumë të vetmuar.

Por ka edhe individë që janë të bindur se marrëdhëniet e tyre të dashurisë janë ato të vërteta, por injorojnë shenjat delikate që tregojnë se nuk kanë të ardhme të lumtur.

Nëse jeni me një person të gabuar, është koha që t’i krijoni vetes shansin për të kërkuar shpirtin binjak. Po ashtu edhe partnerit ia ofroni rastin që të kërkojë dikë i cili do t’i përshtatet, transmeton Telegrafi.

1. Nuk është besnik

Nëse te dikush nuk mund të keni besim dhe të gjeni mbështetje, atëherë jini të sigurt që ai nuk është për ju. S’ka rëndësi a është fjala për gjëra të vogla apo të mëdha.

Partneri i vërtetë do të përpiqet t’jua bëjë jetën më të lehtë dhe nuk do të presë që vetë të kujdeseni për çdo gjë, te ai mund të gjeni gjithmonë mbështetjen.

2. Jeni bllokuar në atë lidhje

Nëse nuk rritet dhe nuk bëhet përherë e më i mirë, mendoni mirë a është ai vërtet personi i duhur për ju. Partneri i cili kujdeset për ju do t’ju mbështesë në gjëra që janë të mira dhe pozitive, ashtu si do të kujdeseni ju për të dhe do të rriteni në një marrëdhënie së bashku.

Në një marrëdhënie cilësore partnerët vazhdimisht motivojnë njëri-tjetrin që të bëhen më të mirë, por me atë rast janë vetvetja.

3. Mendoni për të tjerët
Nëse keni menduar shpesh kohët e fundit për dikë tjetër me të cilin keni “klikuar”, mendoni sa jeni të kënaqur me lidhjen tuaj të tanishme. Është e mundur që jeni të vetmuar ose doni të ndieni diçka që marrëdhënien tuaj mungon.

Njerëzit që janë të lumtur në një marrëdhënie nuk kanë nevojë të mendojnë për një marrëdhënie me dikë tjetër ose të mendojnë që mund të jenë më mirë nëse jetojnë vetëm.

4. Duhet të vazhdimisht të justifikoheni

Partneri juaj vazhdimisht ju pyet dhe ju kontrollon sikur nuk ju beson fare – nuk është dashuri e vërtetë! Nëse vazhdimisht duhet të justifikoni veprimet tuaja, ku keni qenë, me kë keni qenë … kjo sigurisht nuk është lidhja për ju.

Shpjegimet e vazhdueshme mund të jenë rraskapitëse dhe të lënë gjurmë të këqija në shëndetin tuaj mendor.

5. Nuk jeni të lumtur

Ndiheni sikur dikush ju ka fikur dhe në përgjithësi ndiheni të pakënaqur, gjë që është një shenjë mjaft e qartë se diçka nuk shkon me marrëdhënien, ose se po i kaloni ditët me një person të gabuar, raporton higherperspectives.com.

Në një marrëdhënie të shëndetshme dashurie, partnerët plotësojnë dhe e bëjnë të lumtur njëri-tjetrin. Së bashku, ata kënaqen me gjëra të vogla të përditshme dhe shikojnë të ardhmen me optimizëm.

The post Pesë shenja që tregojnë se jeni bllokuar në një marrëdhënie të keqe – ikni menjëherë appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente