Pësoi goditje në tru, ish-trajneri i mirënjohur zgjohet nga koma

Share

Ish-trajneri i mirënjohur spanjoll, Eusebio Sakristan është zgjuar nga koma.

Ish-tekniku i Barcelonës B, Real Sociedad dhe Xhironës kishte pësuar një sulm në tru ditë më parë dhe iu desh një ndërhyrje kirurgjikale për ta rimarrë veten, por ajo e la në gjendje kome.

Sipas mediave spanjolle, gjendja e tij është përmirësuar, pasi është zgjuar nga koma.

Lajm i mirë ky për trajnerin e njohur, i cili është duke kaluar një moment mjaft të vështirë në jetë.


Share

Komente