Peticioni kundër Kim, Shehi: Unë nuk bashkohem, është nismë e nxituar

Shpërndaje lajmin

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është shprehur se nuk do t’i bashkohet peticionit që pritet të nënshkruhet nga deputetët e Partisë Demokratike.
Shehi tha se kjo është një nismë e nxituar. Sipas tij deputetët duhet ta shohin me më shumë qetësi, pasi lufta nuk është me SHBA-të por me kryeministrin Edi Rama.
Sipas Shehit, opozita duhet të merret me problemet e veta të brendshme dhe jo të sulmojë ambasadorët e akredituar në Tiranë.
Komentet Shehi i bëri teksa ishte i ftuar në “Radari Informativ” në Abc, Shehi ka komentuar nismën e një grupi deputetësh të opozitës, të cilët po mbledhin firmat për një peticion kundër ambasadores Yuri Kim, të cilën do ta dërgojnë në DASH.
Pjesë nga biseda:
Pyetje: Në 24 orët e fundit po organizohet një peticion kundër ambasadores së SHBA në Shqipëri?
Shehi: Unë them se është një iniciativë pa shumë të ardhme. Unë nuk do ju bashkohesha.
Pyetje: Pse?
Shehi: Unë gjykoj se nuk është normale në një vend si Shqipëria të organizosh peticione për një vend që është miku më i madh i Shqipërisë. A është më e mirë kjo ambasadorja, a ishte ai që ishte përpara, apo ajo që do vijë kjo ha diskutim. Tani ka njerëz që e bëjnë mirë ambasadorin e disa të tjerë jo. Ka pas njerëz në Shqipëri, ambasadorë që nuk kanë qenë të pëlqyeshëm. Kjo nuk është tema që ne duhet të merremi si opozitarë.
Pyetje: Berisha ishte ai që e akuzoi Ambasadoren?
Shehi: Berisha e ka këtë konflikt me Amerikën se e ka shpall non-grata dje ka të drejtën e vet. Por opozita shqiptare nuk duhet të jetë entuziaste me këtë rrugë, ne e kemi betejën me Ramën. Ne duhet të zgjidhim këtë situatën tonë të brendshme, ne po kthehemi si në kohë të Enver Hoxhës. Unë e kuptoj që ambasadorja mund të mos jetë personazhi më i dashur, por kjo është. Kjo është një tezë pa vlerë. Do i thoja kolegëve të mi opozitarë ta shohin pak me qetësi, të shohim çikë dhe ke vetja, ne nuk paskemi faj fare, ata matanë na e kanë fajin. Ku kemi gabuar ne, ku si kemi pëlqyer SHBA-ve./ /

Leave a Reply

Your email address will not be published.