January 24, 2022

Petkovic e Shaqiri njëzëri: Djemtë ishin heronjtë e natës, jemi krenarë

Shpërndaje lajmin

Vladimir Petkovic dhe Xherdan Shaqiri folën pas ndeshjes kundër Spanjës. Eliminimi nga EURO 2020 sigurisht që i ka mërzitur disi, por ndjehen krenarë për atë që kanë bërë.

Trajneri i Zvicrës, pas ndeshjes u pa duke përgëzuar futbollistët e tij dhe për mediat ka deklaruar: “Lojtarë e mi ishin heronjtë e natës. Do ta kishim merituar të kalonim në gjysmëfinale.

Urime Spanjës. Ata provuan gjithçka dhe në fund fituan me penallti. Unë jam shumë krenar për ekipin tim dhe të gjithë lojtarët”.

Më pas ka folur edhe gjilanasi Xherdan Shaqiri: “Jam shumë krenar për ekipin. Penalltitë janë pak a shumë 50 me 50. Isha nervoz kur po shihja ekzekutimin e tyre. Mendoj se na mungoi pak fat sot”. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *