Petkovic kthehet mbrapsht në kufi: Nuk mu lejua hyrja në Kosovë

0
Shpërndaje lajmin

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka thënë që s’është lejuar që të hyjë në territorin e Republikë së Kosovës.
Siç raporton KO, Petkovic ishte nisur që të merrte pjesë në një përurim të një sheshi në një fshat të Gjilanit, megjithatë është kthyer mbrapsht në kufi.
Konstruktimin e këtij sheshi e kishte financuar zyra e Petkovicit.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë një numër i madh serbësh përfshirë edhe kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *